Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Arbrit, kanë humbur jetën tre persona dhe kanë mbetur të lënduar katër të tjerë.
Mësohet se tre viktimat janë vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi, dhe Lulzime Istrefi nga Maqellara, përcjell klankosova.tv.
Po ashtu të plagosur kanë mbetur Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.
Sakaq, në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.