2 fëmijë dhe 2 të rritur kanë mundur të shpëtohen pasi makina ra nga lartësia mbi 250 metra
Mediat e huaja e kanë quajtur një mrekulli faktin që 4 persona kanë mundur të shpëtojnë pasi makina ka rënë nga një lartësi prej më shumë se 250 metra në SHBA.
Makina e tyre u rrëzua nga një shkëmb në Kaliforninë e Veriut përgjatë autostradës së Bregut të Paqësorit pranë një zone të njohur si “Rrëshqitja e Djallit” që njihet si fatale. Makina është rrokullisur disa herë përpara se të ulej në rrotat e saj.
Dëshmitarët kanë thirrur menjëherë shërbimet e urgjencës, dhe një helikopter është angazhuar për të ndihmuar në evakuimin e personave të bllokuar brenda automjetit. Nuk dihet nëse 2 fëmijët dhe 2 të rriturit janë pjestarë të së njëjtës familje.
Aksidentet përgjatë kësaj zonë bregdetare e pjerrët dhe shkëmbore rrallë herë përfundojnë me të mbijetuar prandaj ku aksident konsiderohet një mrekulli.