Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit Ekonomik dhe atij të FShMN-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, kanë nënshkruar kontratën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Ekonomisë dhe Fakultetit të Shkencave Matematikore-Natyrore.

Fakulteti Ekonomik momentalisht gjendet në të njëjtin objekt me atë Juridik, ndërkaq Fakulteti i Shkencave Matematikore-Natyrore ndodhet në një objekt me Fakultetin e Filologjisë.