“Nusen do ta marr me biçikletë” / Kampioni që doli nga koma pas 8 orësh, motivi që e rikthehu në garë

Kampioni shqiptar në çiklizëm Ylber Sefa ka folur për garat që ai ka zhvilluar deri tani dhe vështirësitë e mëdha që ka hasur në terren.

 

Në një intervistë për emisionin 7pa5 me Alma Çelaj në Vizion Plus, ai tha se garën më të vështirë e ka pasur në Spanjë, për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike.

 

Kampioni gjithashtu tha se në fillim të vitit 2019 ka pësuar një aksident, ku ka qendruar për gati 8 orë ën gjendje komë. Por motivi tek e ardhmja është ajo që i dha forcë për tu rikuperuar dhe për të ecur përpara.

 

Gara më e vështirë ka qenë një tur në Spanjë. Ka qenë terreni i vështirë dhe shumë ftohtë. Unë po luftoja të hyja brenda 10-tëshes. Ajo garë më penalizoi shumë sepse unë nuk e duroj dot të ftohtin.

 

Kam pasur momente të vështira, një nga ato ka qenë në fillim të 2019-tës ku pata një aksident dhe kam qenë disi në gjendje kome. Arrita ta kaloj shumë lehtë duke u motivuar tek e ardhmja. Ishte një mësim kjo sfidë”, tha ai.

 

Kampioni mes të qeshurave, tha se edhe nusen do e marr me biçikletë.

 

Nusen do e marr me biçikletë dhe do ja fus edhe asaj në gjak sepse është një gjë shumë e bukur.”, tha ai.