Shoferi braktis BMW-në me targa të Shkupit, policia gjen 12 emigrantë brenda veturës

Policia mëngjesin e sotëm ka gjetur 12 emigrantë në një automjet me targa të Shkupit, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se makina fillimisht nuk ishte ndaluar në shenjë ndalimi nga policia, por më pas është gjetur e braktisur nga shoferi me 12 emigrantë brenda.

“Sot (04.01.2022) rreth orës 00:30 në fshatin Bogorodicë, Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar Bogorodicë i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit të pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, por automjeti nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen. Pas pak çastesh, në autostradën A1, në drejtim të Shkupit, në vendin e quajtur “Mrzenska Reka”, automjeti është gjetur i ndalur dhe në të janë gjetur 12 emigrantë, nëntë nga Siria dhe tre nga Pakistani”, thonë nga MPB.