Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se gjatë dy viteve me Qeverinë Kurti, pozicioni ndërkombëtar i Kosovës qartazi është rënduar.
Sipas tij, aleati kryesor (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) theksojnë se koha nuk është për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ky qëndrim vjen si pasojë e papërgjegjësisë populliste që për politikë turmash jo që s’arriti të përfitojë nga kjo administratë, por pariparueshëm degradojë relacionet në qëndrime që tani dhe normalizojnë mosnjohjen”.
“Dhe kështu, si në asgjë, në momentin më të mirë në dekada për Kosovën, e në momentin më të rëndë për Serbinë e aleatin e saj Rusinë – Qeveria e Kosovës bëri të pabëshmen, regresoi në fundament me partnerë strategjikë duke i dhënë një dhuratë të papritshme kundërshtarit tonë historik”,ka shkruar Abdixhiku.
“Liderët shtetërorë i detyrohen popullit të Kosovës një shpjegim se si arritën – në dy vite të tyre – deri tek ky përfundim. Sepse politika e tyre e theqafjes nuk përbën asnjë shpjegim patriotik”.
Ai ka përmendur deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden dërguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në të cilën i kishte kërkuar arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.