“Dy të vërteta dhe një gënjeshtër”, banorët sfidohen nga “Vëllai i Madh” (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka arritur një zarf që përmbante njoftimin më të fundit të “Vëllait të Madh”.

“Vëllai i Madh” ka kërkuar nga banorët që secili të shkruaj nga një letër me dy të vërteta dhe një gënjeshtër rreth tyre.

“Të gjithë jeni pak gënjeshtarë – banorë, secili nga ju duhet të shkruaj në letër, dy të vërteta dhe një gënjeshtër. Pasi t’i shkruani, uluni në sallon dhe me radhë do të dilni para dhe të lexoni letrën tuaj për të gjithë”, thuhet në njoftimin e “Vëllait të Madh”.

“Duhet t’i lexoni të gjitha njëkohësisht. Pasi i lexoni, banorët duhet të gjejnë se cila është gënjeshtra, e cilat janë të vërtetat”, u tha tutje aty.