Trupi i ish-Papës u transferua të hënën në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe qindra mijëra qytetarë e vizituan deri dje në orën 19:00. Ai do të varroset në një arkivol tradicional prej qiparisi, i cili më pas do të vendoset në një arkivol zinku dhe më në fund do të vendoset në një arkivol prej druri edhe më të madh.
Funerali i ish-Papës Benedikti XVI, i cili vdiq të shtunën në moshën 95-vjeçare, do të bëhet sot në një ceremoni tradicionale të udhëhequr nga Papa Françesku në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Trupi i ish-Papës u transferua të hënën në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe qindra mijëra qytetarë e vizituan deri dje në orën 19:00.
Ceremonia e varrimit do të fillojë në orën 08:45 me orën lokale, kur arkivoli me eshtrat e Benediktit XVI do të sillet në Sheshin e Shën Pjetrit. Mesha e varrimit do të fillojë në orën 9:30 me orën lokale dhe varrimi do të jetë “modest”, në përputhje me dëshirën e Papa Benediktit.
Mesha funerale do të drejtohet nga Papa Françesku, hera e parë në kohët moderne që një papë të kryesojë funeralin e paraardhësit të tij. Më shumë se katër mijë kardinalë, peshkopë dhe priftërinj do të marrin pjesë në meshë dhe liturgjia do të mbahet sipas ritualit latin, por në disa gjuhë.
Papa Benedikti do të varroset në një arkivol tradicional prej qirarisi, i cili më pas do të vendoset në një arkivol zinku dhe në fund do të vendoset në një arkivol druri edhe më të madh.
Ish-papa do të varroset në varrin e parë të Papa Gjon Palit II, i cili është më pak se 100 metra nga varri i Shën Pjetrit. Varri u zbraz në vitin 2011 pasi trupi dhe mbetjet e Gjon Palit II u zhvendosën në kapelën e bazilikës pas kanonizimit të tij.
Më shumë se 60,000 njerëz pritet të marrin pjesë në funeral.
Personalitete të larta duke përfshirë mbretëreshën Sofia të Spanjës dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz do të marrin pjesë në funeral, së bashku me ambasadorin e SHBA-ve në Selinë e Shenjtë, Joe Donnelly.
Do të marrin pjesë edhe kardinalët dhe kryepeshkopët nga më shumë shtete, ndërsa vizitë ka paralajmëruar edhe Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit (KOM-OA), e cila do të dërgojë delegacion të saj në varrim.