Moti i ngrohtë mbyll vendpushimet e skive në Zvicër – Klan Macedonia

Vetëm 35% e turistëve i frekuentuan ato këtë fillim Janari, kompanitë e teleferikëve gjithashtu po përballen me vështirësi

Një mot jashtëzakonisht i ngrohtë për një pjesë të madhe të vendeve europiane, ka shkaktuar zhgënjim për një pjesë të madhe të skiatorëve që shfrytëzojnë alpet për sportet dimërore.

Temperaturat e këtij fillimviti kanë kapur shifra rekord prej 20.9 gradë Celsius që në krahasim me vitet e kalura ishin të mbushura me dëborë. Në Zvicër, kjo ka bërë që shumë vendpushime skish të mbyllen përkohësisht për shkak të motit të ngrohtë.

Në Leysin, një fshat turistik në Alpet Vaud, vetëm një grup i vogël skiatorësh e frekuentuan këtë fillim viti.

Drejtori i ‘Tele-Laysin’, Armon Cantieni: Ne kemi një rënie të frekuentimit me rreth 35-40 për qind nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, që ishte një vit shumë i mirë. Nëse e krahasojmë me 5 vitet e fundit, kemi më pak se 20 për qind turista. Është e qartë se ne jemi të shqetësuar.

Zvicra po ngrohet me rreth dyfishin e normës mesatare globale, pjesërisht për shkak të efektit të ngrohjes globale. MeteoSëiss, zyra federale e vendit për meteorologjinë dhe klimatologjinë, tha se viti 2022 ishte deri tani viti më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në 1864 me temperaturë mesatare rreth 7.4 gradë Celsius.

Vendpushimet e skive në të gjithë vendin dhe kompanitë e teleferikut gjithashtu kanë qenë në vështirësi. Në vendpushimin luksoz Gstaad, vetëm 16 nga 70 shtigjet e skive ishin të hapura.

Banore Shopie Ruchet: Është zemërthyese ta shohësh këtë, sepse jam mësuar të vij të bëj ski këtu dhe të shoh pistën e skive si kjo. Stafi i këtij vendpushimi po bëjnë një punë të mrekullueshme, por është shumë keq kur shikon se nuk dëborë.

Qytetare e SHBA, Elissa Taylor: Unë mendoj se ndryshimi klimatik është vërtet i frikshëm, dhe ndjej keqardhje për njerëzit që bëjnë jetën e tyre në këto male, pasi jetesa e tyre është shumë e lidhur me turizmin.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta gjithashtu kanë shkaktuar probleme edhe në rajonet veriore spanjolle të Asturias, Leon dhe Cantabria të cilat u mbyllën për Krishtlindje dhe këtë fillim Janari mbeten ende të mbyllura për shkak të borës së pakët.

Në malin e Jahorinës mbi kryeqytetin boshnjak Sarajevë, i cili priti Lojërat Olimpike Dimërore të 1984, duhet të ishte një nga javët më të ngarkuara të sezonit, por vetëm një grup i vogël turistësh e frekuentuan. Një konkurs me ski në Zakopane në pjesën jugore të Polonisë jugore, e planifikuar për fundjavën e 7-8 Janarit u anulua.

Ndërkaq, Arabia Saudite po përballet me përmbytje të fuqishme, ku vetëm Nëntorin e kaluar ato shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Klan News