Princi Harry akuzon Princin William për sulm fizik në librin autobiografik

Princi Harry ka treguar se vëllau i tij, Princi William e ka sulmuar fizikisht, sipas gazetës “The Guardian”, e cila bazohet në kopjen e librit të papublikuar autobiografik të Princit Harry.

Sipas raportit të gazetës, në libër përshkruhet një diskutim mes vëllezërve për gruan e Harry-t, Meghan.

“Ai më ka rrëmbyer për kravatë, më ka këputur zinxhirin dhe më ka rrëzuar në tokë”, citon gazeta një pjesë të shkrimit, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

Por, BBC ende nuk ka marrë një kopje të librit “Spare”.

Libri autobiografik  “Spare” del në shitje të martën, kurse Pallati Buckingham ende nuk ka dhënë ndonjë koment.

Sipas Guardian, libri thotë se grindja u ndez nga komentet që Princi William i bëri Princit Harry në shtëpinë e tij në Londër në vitin 2019.

Princi Harry, thotë gazeta, shkruan se vëllau i tij ishte kritik për martesën e tij me Meghan Markle – dhe se Princi William e përshkroi atë si “të vështirë”, “të vrazhdë” dhe “gërryese”.