Shqipëri, arrestohet shoferi i aksidentit, ku vdiqën tre persona dhe katër të tjerë u lënduan

Është arrestuar njëri prej shoferëve që janë aksidentuar mbrëmë në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, në Shqipëri, ku kanë mbetur të vdekur tre persona dhe katër të tjerë të lënduar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:15 në urën e fshatit Gjoricë. 28-vjeçari me inicialet E.L., që tashmë është në arrest, është përplasur me një automjet tjetër, që drejtohej nga 55-vjeçari me inicialet K.I.

Nga aksidenti i rëndë dy prej viktimave, të cilët mësohet se janë vëllezër, humbën jetën në vend. Ndërsa viktima e tretë shtetasja L.I. ndërroi jetë në spital./tch/