Personi i dyshuar për plagosjen e dyfishtë në fshatin Drajkovc të Shtërpcës është arrestuar.
“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K. mashkull/kosovarë, i moshës 33-vjeçare”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.
“I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”.