Edoni ia shfaq Getinjos veshjen e tij për sonte, thotë se “është punë dore” (VIDEO)

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edoni i ka treguar Getinjos, se çfarë do të vesh sonte në spektaklin e natës Prime.

Edoni, për publikun tashmë i njohur edhe si Victoria Owns, ka shpalosur një palë komplete unike ku vihet re një dragua, ndërsa ka bërë të ditur se e gjitha është e punuar me dorë.

Sonte, duke filluar nga ora 21:00 fillon spektakli i natës Prime, i cili transmetohet në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe ‘live’ edhe në platformën, YouTube.