Hakerohen 200 milionë adresa email-it të përdoruesve të twitter – Klan Macedonia

RAPORTET ZBULOJNE SE NJE HAKER DO TE VIDHTE GJITHASHTU EDHE NUMRAT E TELEFONIT DUKE PERFSHIRE ATO TE POLITIKANEVE

Një tjetër incident ka përfshirë platformësn Tëitter. Hakerët kanë vjedhur  adresat e emailit të më shumë se 200 milionë përdoruesve të kësaj platforme dhe i postuan ato në një forum hakerimi në internet. Një paralajmërim se një haker mund të vidhte me më shumë se 400 milionë llogari në këtë platformë u bë në datën 24 dhjetor. Pjesë e hakerimit ishin edhe  numrat e telefonit që u përkasin të famshëmve dhe politikanëve. 

Hakerët kanë vjedhur adresat e emailit të më shumë se 200 milionë përdoruesve të Tuitter dhe i postuan në një forum hakerimi në internet.

Alon Gal, bashkëthemelues i firmës izraelite të monitorimit të sigurisë kibernetike Hudson Rock ka bërë të ditur se kjo është një ndër hakerimet më të mëdha që kanë ndodhur ndonjëherë. Tëitter nuk e ka komentuar raportin si dhe nuk ishte e qartë se çfarë veprimi ka marrë për të hetuar çështjen.

Një paralajmërim se një haker mund të vidhte me më shumë se 400 milionë llogari në këtë platformë u bë nga kompania e sigurisë kibernetike Hudson Rock në datën 24 dhjetor. Hakeri, “Ryushi” do të hakeronte jo vetëm emaliet por edhe numrat e telefonit duke përfshirë ato që u përkasin të famshëmve dhe politikanëve kundrejt një pagese prej 200,000 dollarë.

Ky incident mund të ekspozojë identitetet reale të përdoruesve anonimë të Tëitter dhe ta bëjë më të lehtë për kriminelët të rrëmbejnë edhe  llogaritë e tjera të kësaj platforme. Disa raporte sugjeruan se të dhënat e përdorusëve të Tëitter mund të jenë mbledhur që në vitin 2021 përmes një defekti që ndodhi në sistemet e Tëitter, një defekt që kompania e rregulloi në vitin 2022 . Hakerimi mund të lejojë aktorët keqdashës të hapin adresa anonime në Tëitter, duke demaskuar potencialisht disidentët, gazetarët, aktivistët ose përdoruesit e tjerë të rrezikuar në mbarë botën.

Komisioni për mbrojtjen e të dhënave në Irlandë, ku Tuitter ka selinë e tij evropiane, dhe Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së kanë monitoruar kompaninë për respektimin e rregullave për mbrojtjen e të dhënave qëkur Elon Musk e bleu atë në tetor të vitit të kaluar. Tëitter kohët e fundit është përballur me kritika të shumta pasi Musk shkarkoi disa drejtorë të sigurisë dhe menaxherë që merrenin me mirëmbajtjen e platformës.

GAZETARE: LIVIA KALLFA