Jelekët antiplumb të ukrainasve shndërrohen në art lufte – Klan Macedonia

Kjo ikonë e Shën Gjergjit duke vrarë dragoin ishte pikturuar në një pjesë të një jeleku antiplumb të marrë nga një ushtar ukrainas, të cilit thuhet se ia shpëtoi jetën. Dëmtimi nga dy predha mund të shihet në gojën dhe barkun e dragoit.

Vepra unike e artit është pjesë e një ekspozite të quajtur ArtArmor që u hap në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, më 27 dhjetor.

Një vepër arti e frymëzuar nga një pjesë e armaturës së trupit, e cila u godit drejtpërdrejt nga një plumb. Ekspozita në Lviv përbëhet nga 12 pjesë arti  nga pllaka të blinduara që thuhet se ndalonin plumbat ose copëzat e predhave, ndërsa përdoreshin nga ushtarët ukrainas që luftonin pushtimin rus.

Një vepër arti e frymëzuar nga një pjesë e armaturës së trupit, e cila u godit drejtpërdrejt nga një plumb.

Ekspozita në Lviv përbëhet nga 12 pjesë arti nga pllaka të blinduara që thuhet se ndalonin plumbat ose copëzat e predhave, ndërsa përdoreshin nga ushtarët ukrainas që luftonin pushtimin rus.

Një pllakë Kevlar e dëmtuar nga beteja, me një hartë të Ukrainës.     Organizatorët e ekspozitës thonë se synojnë të mbledhin para nga shitja e veprave të artit për të blerë më shumë jelekë antiplumb për trupat ukrainase. 

Një pllakë Kevlar e dëmtuar nga beteja, me një hartë të Ukrainës.

Organizatorët e ekspozitës thonë se synojnë të mbledhin para nga shitja e veprave të artit për të blerë më shumë jelekë antiplumb për trupat ukrainase.

Vizitorët në hapjen e ekspozitës inspektojnë dëmtimin nga plumbat në një pllakë të jelekut  antiplumb. Faqja e internetit e ekspozitës reklamon duke përdorur “copa jelekësh që tashmë ia kanë shpëtuar jetën dikujt në fushëbetejë, një përpjekje për të fituar një shans të dytë (nga shitja e këtye veprave të artit) për të shpëtuar një jetë njeriu me ndihmën e talentit të artistëve të famshëm”.

Vizitorët në hapjen e ekspozitës inspektojnë dëmtimin nga plumbat në një pllakë të jelekut antiplumb.

Faqja e internetit e ekspozitës reklamon duke përdorur “copa jelekësh që tashmë ia kanë shpëtuar jetën dikujt në fushëbetejë, një përpjekje për të fituar një shans të dytë (nga shitja e këtye veprave të artit) për të shpëtuar një jetë njeriu me ndihmën e talentit të artistëve të famshëm”.