Nënkryetari i BESËS Limani: Numrat janë në favor të VMRO-së, s’ka presion nga ndërkombtarët

E ardhmja evropiane e vendit mvaret nga ndryshimet sidomos ato Kushtetuese por në Maqedoninë e Veriut ka ende forca regresive që e kundërshtojnë këtë me theks të veçantë partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO DPMNE shkruan Tetovasot
Për këto ndryshime Kushtetuese për të ardhmen evropiane të vendit dhe për të gjitha vendimet që duhet t’i miratojnë mund të bëhet vetëm me një konsensus të gjerë politik sepse agjenda evropiane është mbi të gjitha, është interes i qytetarëve dhe i shtetit.

Partitë shqiptare në fakt nuk është se kanë dallime në këtë drejtim por janë eksponent të caktuar që me deklaratat dhe qëndrimet e tyre e dërgojnë ujin tek forcat regresive .

Në këtë drejtim është edhe qëndrimi i Nënkryetart të Lëvizjes Besa Fatmir Limani në një postim në rrjetin social Facebook me titull “GËNJESHTRA, PËR FËMIJË !” duke bërë një të ashtuquajtur gafë të madhe që ujin e çon tek VMRO duke thënë se numrat janë në favor të VMRO-së, dhe se s’ka presion nga ndërkombtarët.

Limani thotë se Faktori i jashtëm i paska bërë presion opozitës shqiptare që të bashkohet me LSDM-BDI, për ndryshimet kushtetuese.

” Por numrat janë në taborrin e VMRO-së, të cilëve nuk u bën asnjë-lloj shtypje faktori ndërkombëtarë !!!” shkruan Limani përcjellë Tetovasot.

Tragjike është që ndryshimet kushtetuese bëhen, për t’u margjinalizuar dhe zëvendësuar shqiptarët me grafën bullgare, ndërsa gjuha shqipe do të përdoret nëpër mëhalla thotë ai

Maqedonia e Veriut është para një viti të vështirë politik dhe në këtë drejtim sidomos ndryshimet kushtetuese kërkojnë mbështetjen e partive tjera parlamentare pasi ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat apo me 80 nga 120 votat e deputetëve sa numëron Kuvendi.Tetovasot