Përqafimi i ftohtë i Cristianos dhe Georginës nxit sërish aludimet për krizë mes tyre

Prej ditësh kanë filluar zërat për një krizë mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez.

Edhe pse kjo e fundit i mohoi duke publikuar foto së bashku dyshimet janë shtuar sërish.

Ronaldo u prezantua së fundi si lojtar i Al-Nassr dhe afër fundit të eventit familja e tij u ftua t’i bashkohej në tribunën e ngritur në qendër të fushës.

Të gjithë fëmijët e portugezit kishin veshur fanellën e Al-Nassr dhe modelja i mbante për dore dy prej tyre.

Pasi ishin të gjithë bashkë, mes Cristianos dhe Georgina-s u pa një përqafim i ftohtë.