Big Brother VIP Kosova i pari në Shqipëri, dominon në rrjetin social Twitter (FOTO)

Siç edhe ishte pritur, formati televiziv, Big Brother VIP Kosova ka korrur sukses të jashtëzakonshëm, ani pse është hera e parë që një ‘reality show’ i tillë është realizuar në Republikën e Kosovës, dhe ku tjetër pos në Klan Kosova dhe ArtMotion.

Suksesi më së miri përkthehet në shifrat që Big Brother VIP Kosova ka kapur, si në shikueshmëri, ashtu edhe në pjesën e klikimeve, dhe jo vetëm.

Vetëm gjatë natës së sotme të spektaklit Prime, në median sociale Twitter #BBVIPKS ka qenë fjala më e kërkuar në Shqipëri.

Ndërkaq, gjatë transmetimit ‘live’ vetëm në platformën YouTube, sonte BBVK ka kapur shifrën prej më shumë se 60.000 mijë shikuesish.