Tetovë, 48 vjeçares i gjendet bombë “kashikara”

Sot rreth orës 14:00, në Palçisht të Poshtëm të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 48-vjeçaren H.U. nga ky fshat.

Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e saj me urdhër të gjykatës është gjetur një mjet shpërthyes (bombë “kashikara”) dhe 1000 euro, të cilat dyshohet se janë nga vjedhja e raportuar së fundmi në një shtëpi në fshatin Forinë të Gostivarit.

Ajo është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do t’i përgatiten parashtresat përkatëse, ndërsa lënda shpërthyese është marrë dhe transportuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Gjatë kontrollit është privuar nga liria edhe 52-vjeçari S.U. për shkak të dyshimit për vepër penale në bazë të nenii 396 të Kodit Penal” thuhet në kumtesën e SPB- Tetovë.