Zbulohen të ardhurat muzikore dhe fitime të tjera të Rita Orës gjatë vitit 2022

E dimë se jeta dashurie e sensacionit të popit Rita Ora ishte e përkryer vitin e kaluar teksa ajo u martua me regjisorin, Taika Waititi – por duket se asaj njëjtë i ka ecur edhe në bankë.

The Sun ka zbuluar se krijuesja e hitit “Hot Right Now” grumbulloi pothuajse 12 milionë funte në fitime (13.6 milionë euro).

Ora , e cila u martua me regjisoren e Zelandës së Re në një ceremoni private në Londër gjatë verës, publikoi llogaritë për dy kompanitë e saj, Ora Multi Services Ltd dhe Ora Live Ltd, të cilat mbulojnë muzikën, shfaqjet dhe punën e saj televizive.

Dhe shifrat tregojnë se ajo fitoi 11,879,350 funte apo 13.491.933.33 euro.

Ajo kishte asete prej 7,298,316 funte (8.2 milionë euro) në Ora Multi Services Ltd, të cilën e themeloi në maj 2009, për periudhën deri në prill 2022.

Ora Live Ltd, e themeluar pesë vjet më vonë, ka asete prej 4,581,034 funte (5.2 milionë euro) duke dhënë një total të kombinuar prej 11,879,350 funte (13.4 milionë euro).