“Akte vandalësh dhe fashistësh”, Presidenti Lula zotohet për të dënuar ata që bastisën Kongresin – Klan Macedonia

Viziton kryeqytetin brazilian pas trazirave

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i njohur si Lula, udhëtoi drejt Brazilia, për të vizituar vendet e sulmuar nga protestuesit dhe për të inspektuar dëmet. Ai është zotuar për dënimin personave përgjegjës për sulmin në Kongresin e Brazilit dhe ndërtesat e tjera kyçe federale.

Duke folur përpara mbërritjes në Brazilia, Lula tha se nuk kishte precedentë në historinë e vendit për skena si ato që u panë në kryeqytet dhe e quajti dhunën “akte të vandalëve dhe fashistëve”.

Lula po ashtu sulmoi forcat e sigurisë të cilat i akuzoi për paaftësi, për dështimin sipas tij për të ndaluar demonstruesit.

Policia braziliane rimorën kontrollin e Kongresit, pasi mbështetësit e ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro e sulmuan atë. Nga kaosi i shkaktuar nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, por dëmet janë të mëdha, ku një pjesë e madhe e xhamave, dritareve, dyerve dhe mobilieve janë shkatërruar.

Kryengritja, e cila zgjati pak më shumë se tre orë, theksoi polarizimin e rëndë në vend, disa ditë pas marrjes së detyrës nga presidenti i majtë Luiz Inacio Lula da Silva, i cili mundi Bolsonaron në zgjedhjet e tetorit./tvklan.al