Kasami refuzoi ftesën e Ramës, Aliti: Analfabetizëm politik dhe vendim amatoresk

Njohësi i rethanave politike, Faton Aliti nëpërmes një statusi né rrjetet sociale ka kritikuar ashpër vendimin e Lévizjes Besa dhe Bilall Kasamit për të mos marrë pjesë në takimin e lidereve shqiptar, të ftuar nga kryeministri Edi Rama, njofton indeks.mk

Aliti ka thënë se Kasami duhet menjëherë ta shkarkojë këshilltarin politik, sepse siç thoté Aliti krahasimet qën Kasami dhe ekipi i tij, janë amatoreske dhe janë analfabetizëm politik.

“Se di kush e këshillon por e di se duhet ta lirojë nga detyra menjëherë.Sepse, të vendosësh në nivel të njejtë thirrjen e kryeministrit të Shqipërisë me thirrjen e kryetarit të komunës është analfabetizëm politik”, ka thënë fillimisht Aliti.

Aliti ka shtuar mes tjerash se Kasami është shumë i vogël për tu krahasuae me kryeministrin, Edi Rama

“Arsyetimi se të dy janë kryetarë partie politike përsëri nuk qëndron. E para sepse thirrjen e bën kryeministri jo kryetari i partisë, dhe e dyta sepse edhe si parti janë të pakrahasueshme për nga pesha politike”, ka përfunduar Aliti./indeks.mk/