Princi Harry ka folur për betejën e tij me abuzimin me substancat ndër vite ndërsa po përballej me humbjen e nënës së tij, Princeshës Diana
. Në intervistën e tij me “60 Minutes”, ai bëri një rrëfim më zbulues për përvojën e tij me psikodelikët.
Duke folur me Anderson Cooper për atë që shkroi në librin e tij të kujtimeve “Spare”, ai u pyet: “Ju shkruani në libër për përdorimin e psikedelikëve?”
Harry u përgjigj: “Unë kurrë nuk do t’i rekomandoja njerëzve që ta bëjnë këtë në mënyrë rekreative. Por nëse po e bëni atë me njerëzit e duhur, nëse po kaloni një humbje të madhe, pikëllim ose traumë, atëherë ato gjëra funksionojnë si ilaç”.
Anderson vazhdoi: “Ato ju treguan diçka. Çfarë ju treguan? ’, dhe Duka i Sussex shpjegoi se si e ndihmuan të përballeshin me ‘mjerimin’ e tij.“Për mua ato e pastruan mjerimin nga humbja. Më hoqën nga kjo ideja që kisha në kokë se duhej të qaja për t’i vërtetuar mamasë se më kishte marrë malli. Kur në realitet, gjithçka që ajo donte ishte që unë të isha i lumtur”, shtoi Princi Harry./abcnews.al