Trazira në Brazil/ Mbështetësit e ish-Presidentit Bolsonaro thyejnë barrierat e sigurisë, mësyjnë ndërtesat qeveritare – Klan Macedonia

Mbështetësit e ish-Presidentit brazilian, Jair Bolsonaro kanë thyer barrierat e sigurisë të vendosura nga Forcat e Amratosaura dhe kanë mësyrë Kongresin, Gjykatën e Lartë dhe Pallatin Presidencial Planalto.

Ministri i Drejtësisë, Flavio Dino kishte autorizuar Forcat e Armatosura të vendosnin barrierat dhe të ruanin ndërtesën e Kongresit të shtunën për shkak të pranisë së vazhdueshme të mbështetësve pro Bolsonaros, por pavarësisht të gjitha masave të marra, mbështetësit e ish-Presidentit brazilin kanë hyrë në institucionet e larta shtetërore të Brazilit.

Trazirat në Brazil vijnë rreth një javë pasi në krye të shtetit brazilian erdhi Presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerje 12-vjeçare pasi mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve më 30 Tetor.

Bolsonaro u largua nga Brazili pas marrjes së detyrës së presidentit të Luiz Inacio Lula da Silva dhe aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara.