Ali Ahmeti del në teren, e nis nga Gostivari

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga 14 janari i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij do të fillojë takimin me strukturat lokale në degët e BDI-së ku do të takojë edhe qytetarët e komunave përkatëse.

Sipas asaj që njoftojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, takimi i parë i Ahmetit do të mbahet në Çegran të Gostivarit duke filluar nga ora 19:00.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në restorantin City në Çegran.

Njoftimi i plotë i BDI-së në rrjetet sociale:

Më 14 janar, Kryetari Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpartiakët do ti nis takimet me strukturat lokale partiake në degët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me qytetarët në komunat përkatëse.

Takimi i parë do të mbahet ditën e shtunë në Çegran të Gostivarit, me fillim në ora 19:00 në restoranin City.

Ju mirëpresim.