Koshi i basketbollit u erdhi banorëve për ta kaluar sfidën e energjisë (VIDEO)

Banorët u argëtuan shumë me koshin e basketbollit që ua solli “Vëllai i Madh” në oborrin e shtëpisë së famshme.

Ata e shijuan në maksimum lojën e basketit, mirëpo ky kosh s’është që ndodhej aty pa ndonjë mision.

Katër banorë: Ganja, Mbresa, Gjoni e Fisi do të duhej t’i jepnin 100 kosha për të kaluar sfidën e energjisë.

Përgatitja e tyre sportive i ndihmoi goxha, sidomos Fisin, të jepnin 93 kosha. kështu duke e kaluar me sukses këtë sfidë.