Nëna tetovare denoncon në polici: Qentë endacakë ma kafshuan djalin e moshës së mitur!!

Një fëmijë i moshës së mitur është kafshuar nga qent endacak në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, njofton Sektori për punë të Brendshme në Tetovë.

Nga atje thonë se rastin në polici e ka paraqitur nëna e fëmijës.

“Dyzet e një vjeçarja M.S. nga Tetova, dje (09-janar) në ora 13:00 në SPB Tetovë ka raportuar se djali i saj i mitur është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Ivo Lola-Ribar” në Tetovë”, thuhet në njoftim.

Ky nuk është rasti i parë që prindërit po edhe qytetarët e tjerë të Tetovës të ankohen dhe të paraqesin raste të tilla. Edhe më herët ka ndodhur që qytetarë të moshave të ndryshme të ankohen që Komuna e Tetovës me në krye Bilall Kasamin është mbushur me qen endacak rrugëve dhe autoritetet nuk po ndërmarrin asnjë masë kundër kësaj./indeks.mk/