Nga 2024 në Milano do udhëtohet vetëm me 30 km/h – Kufiri i ri i shpejtësisë për të reduktuar aksidentet dhe numrin e viktimave

Në Milano, duke filluar nga viti 2024, automjetet do të udhëtojnë me një kufi shpejtësie prej 30 kilometrash në orë në të gjithë qytetin dhe jo vetëm në disa zona të caktuara siç ndodh sot. Vendimi është marrë nga këshilli bashkiak, duke i kërkuar kryebashkiakut Beppe Sala që të shpallë Milanon “Qyteti 30”. Nw kwtw mwnyrw do tw vendoset një kufi shpejtësie deri në 30 km/h duke filluar nga 1 janari 2024. Ky konsiderohet një revolucion i mirëfilltë për sa i përket lëvisjes në një qytet të madh metropolitan.

Aktualisht, në Itali vetëm Bologna ka nisur procesin për t’u bërë “Qyteti 30”. Për këtë projekt është krijuar një buxhet përkatës. Vendosja e kufirit të shpejtësisë në 30 kilometra në orë në qytet mund të reduktojë aksidentet rrugore dhe të shkaktojë më pak viktima në rrugët e qytetit. Sipas shpjegimve të bëra në propozimin e miratuar nga këshilli bashkiak, thuhet se përplasja mes një automjeti që lëviz me 50 kilometra në orë dhe një kalimtari apo ciklisti është pothuajse gjithjnë fatal për këta dy të fundit. Ndërsa përplasja me një mjet që lëviz me 30 km/h nuk është pothuajse asnjëherë vdekjeprurës dhe garanton pasoja më pak të rënda.

Sipas të dhënave zyrtare në qytete, ndodhin më shumë se 70% e aksidenteve në Itali dhe arsyeja kryesore është pikërisht shpejtësia e madhe. Këto aksidente shkaktojnë 43.9% të viktimave dhe 69.7% të të plagosurve.

Në Europë, Parisi dhe Brukseli kanë vendosur një kufi shpejtësie prej 30 kilometrash në orë në zonat urbane, i pari në 1 gusht 2021 dhe i dyti nga janari 2021.

/ SCAN