Ukraina zmbraps sulmet e vazhdueshme ruse në Lindje – Klan Macedonia

Zelensky e quajti sërish dështim nga ana e palës ruse për të respektuar një armëpushim për Krishtlindjet Ortodokse ruse

Ukraina ka zmbrapsur forcat ruse në rajonin lindor të Donbasit ndërsa bombardimet vijojnë në Bakhmut dhe qyteteve të tjera.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy ka bërë të ditur se Bakhmut po vazhdon të qëndrojë megjithë shkatërrimin e gjerë pas disa muajsh sulmesh. Më tej në veri në rajonin e Kharkiv, një sulm me raketa ruse në një treg në fshatin Shevchenkove vrau një grua 60-vjeçare dhe plagosi disa njerëz të tjerë.

Grupi mercenar Wagner është përpjekur të kapë Bakhmutin dhe Soledarin në një luftë të ashpër që ka kushtuar shumë jetë nga të dyja palët. Zelenskiy e quajti sërish dështim nga ana e palës ruse për të respektuar një armëpushim që kishte shpallur për Krishtlindjet Ortodokse Ruse. Ukraina kurrë nuk ra dakord për armëpushimin, të cilin e quajti një justifikim rus për të përforcuar trupat. Të dyja palët akuzuan tjetrin për vazhdimin e armiqësive gjatë gjithë periudhës.

Ndërkaq Kremlini hodhi poshtë zërat se një zyrtar i lartë rus ka hedhur idenë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje mbi Ukrainën me zyrtarët evropianë. Sipas The Guardian nënkryetari i administratës presidenciale të Rusisë, kishte mbajtur takime me zyrtarë evropianë në një përpjekje për të detyruar Kievin të nënshkruante atë që ai e karakterizoi si marrëveshje paqësore.

Ndërsa pushtimi i Ukrainës nga Moska po shkon drejt një viti, ushtria ruse është nën presionin e brendshëm për të dhënë suksese në fushën e betejës. Zyrtarët më të lartë ushtarakë të Ukrainës thanë javën e kaluar rreth 760 trupa ruse ishin vrarë ose plagosur në dy sulme në pjesët e kontrolluara nga Moska të rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia por këto raporte mbeten ende të pa verifikuara.

Klan News