VMRO, LEVICA dhe Besa të koordinuar kundër Edi Ramës

Pas prononcimit të zyrtarëve të Lëvizjes Besa për mospjesëmarrjen e tyre në tavolinën e takimit të partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, të thirrur nga kryeministri Edi Rama në Tiranë, reagimi zyrtar i VMRO DPMNE-së opozitare kundër këtij takimi konfirmoi koordinimin tashmë konsistent mes tyre dhe Lëvizjes Besa, shkruan bild.mk .

“Kovaçevski nuk ka asgjë kundër takimit në Tiranë, edhe pse çështjet maqedonase diskutohen jashtë vendit, kjo është kështu sepse ai sheh gomë për të shpëtuar karrierën e tij politike. A është takimi në Tiranë me kërkesë të Kovaçevskit? Cili do të jetë rezultati i takimit në Tiranë, a do t’i mësojë Ahmeti në Tiranë agjendën e gjelbër apo do t’i sjellë një platformë të dytë të Tiranës – Kovaçevskit, i cili për të shpëtuar veten duhet ta pranojë atë?” – thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

Ngjajshmëritë në prononcimet mediale të këtyre dy subjekteve qëndrojnë se cakun e sulmit e kanë të njejtë, destabilizimin e qeverisë proeuropiane të Maqedonisë së Veriut, pengimin e unitetit politik në çastet kur vendi duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të avancuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian, siç janë miratimi i ndryshimeve kushtetuese.

Duke e ditur se VMRO DPMNE dhe Levica janë kundër kësaj, ata kërkuan dhe më në fund gjetën partnerin e tyre të besueshëm në taborrin politik shqiptar, duke e përvetësuar dhe shantazhuar në mënyrë të përkryer pas fitores së servuar për Kasamin në komunën e Tetovës.

Vetë Besa, përmes deklaratës së nënkryetarit të saj Fatmir Limanit, dje u rreshtua pas qëndrimeve të VMRO-së duke e shpallur kështu tendencioz një takim që nuk synon asgjë tjetër përveç unifikimin e faktorit politik shqiptar në rrugën e eurointegrimit.

Kundërshtimi i këtij takimi për interesa të ngushta partike dhe për synime pushteti është i papranueshëm, veprim joracional dhe antikombëtar. Dukej e pabesueshme, por deri ku mund të shkojë beteja e interesave dhe politike për pushtetu u bë evidente edhe në ofendimet që zyrtari i lartë i këtij subjekti, Valon Bela, ia adresoi Kryeministrit Edi Rama duke e quajtuar “fundërrinë të Vuçiçit” , madje duke thënë se “ai meriton varje publike”. / bild.mk