Atanasoski: VMRO-ja ashtu siç e goditi ASH-në, do ta godas edhe Besën

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit tanimë është pozicionuar në krahun e spektrit të djathtë që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE, por ka një mospërputhje serioze programore dhe të trajektores së deritashme, që e bën delikat këtë “aranzhman” të ri politik, mendojnë analistët politikë, duke folur për aktualitetin politik në bllokun politik shqiptar.

“Lëvizja Besa duhet të pastrojë me vetveten. Në profilin e saj partiak dhe trajektoren e saj politike, fillimisht ishte në opozitë me këtë parti në pushtet, pastaj në koalicion parazgjedhor me LSDM-në dhe paszgjedhore me LSDM-në dhe BDI-në, që tani të përfaqësohen si opozitë e ashpër ndaj koalicionit qeveritar. Kjo mospërputhje në politika i pengon ata nga votuesit e mundshëm nga elektorati etnik shqiptar, pasi do të perceptohen si një faktor politik jostabil. Sa i përket një koalicioni të mundshëm me VMRO-DPMNE-në, i njëjti ashtu siç e goditi Aleancën për Shqiptarët të Ziadin Selës në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për Këshill në Komunën e Tetovës kur u fundosën, do ta godas edhe Kasamin”, deklaroi politikologu Blagojçe Atanasoski për Indeks.mk

Sipas tij, radikalizmi, madje edhe politika etnike shoviniste e VMRO- DPMNE-së në raport me çështja shqiptare dhe korpusi i të drejtave, e bën artificial këtë koalicion, pra më shumë në dëm të Besës, sesa të VMRO- DPMNE-së. Prandaj, shton ai, do të jetë vendimi i tyre se ku dhe si do të pozicionohen në të ardhmen.(Indeks.mk)