Ky vendim vjen si shenjë hakmarrje për kufizimet e Covid-19, autoritetet deklarojnë se virusi e ka kaluar kulmin
Kina ka ndaluar lëshimin e vizave për individë nga Koreja e Jugut dhe Japonia si hakmarrje për kufizimet e Covid-it që janë vendosur ndaj udhëtarëve kinezë.
Vizat për koreanojugorët që hyjnë në Kinë si turistë janë pezulluar. Pekini thotë se do të mbetet në fuqi derisa të hiqen kufizimet diskriminuese të hyrjes kundër udhëtarëve kinezë. Javën e kaluar, Koreja e Jugut ndaloi lëshimin e vizave turistike për ata që vijnë nga Kina, të cilat ministria e jashtme kineze i quajti “të papranueshme” dhe “joshkencore”.
Autoritetet në Pekin kanë bërë të ditur se virusi e ka kaluar kulmin e tij por po ngre shqetësime në disa shtete si SHBA-ja dhe vendet e tjera të kërkojnë teste negative të COVID nga udhëtarët nga Kina. Por nga ana tjetër sipas Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë së Jugut, rreth një e treta e të gjithë të ardhurve nga Kina rezultuan pozitive për Covid përpara se të vendoseshin kufizimet e vizave.
Kina ka ndaluar publikimin e raporteve të përditshme të infeksioneve duke raportuar pesë ose më pak vdekje në ditë që nga ndryshimi i politikës, shifra që janë kundërshtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ndërkaq OBSH ka bërë të ditur se vendet si SHBA që po shohin një rritje të infektimeve me nënvariantin e ri të OMICRON të marrin në konsideratë vendosjen e maskave në aeroporte. Nënvarianti XBB.1.5 është më i transmetueshëm dhe aktualisht përbën 27.6% të rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Ekspertët thonë se vaksinat aktuale vazhdojnë të mbrojnë kundër simptomave të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes.
Klan News