Komiteti për çështjet e brendshme pritet të hapë dritën jeshile
Komiteti për çështjet e brendshme e ka renditur procedurën e miratimit të propozimit për heqjen e vizave për shtetasit kosovarë në mbledhjen që do të zhvilloje me datë 12 Janar.
Pas votimit në PE, do të jenë ambasadorët e BE-së dhe Këshillit të Ministrave të Brendshëm Europian që do ta ratifikojnë këtë vendim me shumicë të thjeshtë votash.
Sipas propozimit të hyrja në fuqi e vendimit për liberalizimin e vizave shengen për qytetarët e Kosovës do të jetë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 Janar të vitit 2024″.
Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës, njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës. ETIAS është një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë nga jashtë BE-së në zonën Schengen.
Ky sistem është dashur të nisë së funksionuar në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.
Klan News