Po bashkëpunoj me arkivat – Klan Macedonia

Presidenti i SHBA thotë se ishte befasuar: Nuk e di çfarë përmbajnë ato

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se ka mbetur i befasuar kur mësoi se dokumente të klasifikuara u gjetën në zyrën e tij private “Biden-Penn”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka bërë të ditur se ai dhe ekipi i tij po bashkëpunojnë plotësisht për atë që ndodhi. Biden u tha gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me udhëheqësit e Meksikës dhe Kanadasë se ai i merr seriozisht dokumentet e klasifikuara dhe se nuk e dinte se çfarë kishte në to.

Joe Biden: Njerëzit e dinë që unë i marr seriozisht dokumentet e klasifikuara. Kur avokatët e mi po pastronin zyrën time në Universitetin e Pensilvanisë, ata krijuan një zyrë për mua, një zyrë të sigurt katër vjet pasi isha nënkryetar, unë isha profesor në Penn. Ata menjëherë thirrën Arkivat, ia dorëzuan atyre. Jam gati të bashkëpunoj unë edhe avokatët e mi.

Biden është përballur me kritika nga republikanët pasi Departamenti i tij i Drejtësisë nisi një hetim të ngjashëm vitin e kaluar për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti republikan Donald Trump, të zbuluara në klubin e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.

Paul Charlton: Numri i dokumenteve nuk do të jetë aq i rëndësishëm për prokurorët që po shqyrtojnë të dyja këto çështje të dallueshme, sa rëndësia e atyre dokumenteve individuale. Pra, nëse është diçka si një letër nga diktatori i Koresë së Veriut, dhe ky ishte i vetmi dokument, vetëm hipotetikisht, që u gjet në Mar-a-Lago, kjo ndoshta nuk do të ishte diçka me të cilën të gjithë do të shqetësoheshim. Nga ana tjetër, nëse është diçka që lidhet me sekretet jashtë shtetit, atëherë të gjithë do të shqetësoheshim për këtë.

Trump më në fund në janar 2022 dorëzoi 15 kuti të dhënash, ndërsa Arkivat zbuluan se më shumë se 100 dokumente si të klasifikuara dhe më vonë çështja iu referua Departamentit të Drejtësisë. Hetuesit u përpoqën ta detyronin Trumpin të kthente çdo regjistrim të klasifikuar të mbetur përmes një thirrjeje të jurisë së madhe dhe një vizite në pasurinë e tij në Mar-a-Lago. Ekspertët ligjorë shprehen se DASH po vepron me standarde të dyfishta për hetuar në mënyrë të njëjtë edhe presidentin amerikan.

Klan News