Grubi: Hisen e marrim në realitet e jo vetëm me fjalë, me vepra po e zbatojmë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryeparlamentari z. Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi, ministra, zëvendësministra, deputet, drejtor dhe zëvendësdrejtor si dhe bashkëpunëtorë të tjerë sonte ka nisur takimet me qytetarë dhe aktivist partiak nga fshati Çegran i komunës së Gostivarit.

“E lamë në 2021 në Ҫegran, po e fillojmë këtu, sepse morrëm mesazhin nga ju. Do të flas për punët që i kemi bë, që duhet t’i bëjmë po ndoshta edhe nuk kemi arritur t’i bëjmë. Asnjë punë e shqiptarëve nuk ka filluar me këtë Qeveri, ne vetëm i vazhdojmë punët që i kanë filluar ata para nesh. Kjo Qeveri është vazhdimsi e qeverisjes së kaluar. Shumica apsolute e zyrtarëve janë të njëjtë. Punët, nga 2002 disa janë vonuar, e disa janë realizuar. Ne së bashku me shokët i vumë synim vetvetes që t’i përmirësojmë vonimet. Çdo kritikë që kemi pasur të menjanojmë. U’a njohëm fakultetet të gjithë administratorëve, i shpërndamë ata dhe i vendosëm ata në shtëpinë më të bukur në Shkup. Nuk janë pak punët që i kemi bërë, a ka ndonjë shqiptarë që thotë se nuk jemi më mirë se kemi qenë më parë e më të fortë se kurdoqoftë. 41.5 përqind e shqiptarëve janë punësuar. Hisen e marrim në realitet e jo vetëm me fjalë por dhe me vepra dhe po i zbatojmë. Abetaren me të dalur në Tiranë e kemi marrë dhe vënë në përdorim, shkolla në Bllacë është në funksion dhe nxënësit ndjekin mësimet njejtë dhe në Vizbeg tashmë po përfundon dhe në shtator fillon me punë. Jemi bërë anëtarë të NATO-s, hapëm negociatat në korrik me BE-në, nisëm dialog strategjik me SHBA, po e kryesojmë OSBE-në organizatën më të madhe ndërkombëtare nga 1 Janari, jemi shembull në rajon për menaxhimin e krizës dhe nuk kemi pasur aspak ndërprerje të rrymës. Punë që nuk janë bërë me dekada po bëhen tani. Kemi ndërtuar një ekip që përfaqëson me dinjitet para të gjithëve. Një vendim të vetëm më numëroni nga shtatori 2020 deri më sot që ka qenë antishqiptar? Një sekond nuk largohemi nga seanca e qeverisë e as në pauzë nuk dalim se jemi zgjedhur të bëjmë atë punë”, është shprehur në fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.