Një shpërthim i madh godet gazsjellësin lituanez pranë kufirit me Letoninë – Klan Macedonia

Një shpërthim i madh ka goditur një tubacion gazi në rajonin Pasvalys të Lituanisë veriore, pranë kufirit me Letoninë. Ky shpërthim ka shkaktuar një përhapje të madhe flakësh, por zyrtarët thonë se nuk ka pasur persona të lënduar si pasojë e shpërthimeve.

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Artis Pabriks, shkroi në Twitter se shkaku i incidentit do të hetohej dhe tha se mundësia e një sabotimi nuk përjashtohet.

Shefi ekzekutiv i Amber Grid, kompanisë kombëtare të gazit të Lituanisë, Nemunas Biknius tha se nuk besonte se shpërthimi ishte i dyshimtë.

“Sipas vlerësimit fillestar, ne nuk shohim ndonjë shkak malinj, por hetimi do t’i zbulojë të gjitha opsionet e mundshme,” u tha gazetarëve shefi ekzekutiv i Amber Grid, Nemunas Biknius.

Biknius tha se tubacioni i cili u ndërtua në vitin 1978 i është nënshtruar disa punëve të mirëmbajtjes së fundit dhe se zyrtarët do të përpiqen të përcaktojnë nëse kjo ka kontribuar në shpërthim.

“Të gjitha arsyet do të hetohen dhe sqarohen në ditët në vijim,” tha Biknius.

Ai shtoi se furnizimi me gaz në tubacion ishte ndërprerë dhe se pret që zjarri të shuhet në orët në vijim. Amber Grid shtoi se shpërthimi kishte ndodhur “larg nga çdo ndërtesë banimi”.

Kryetari i qarkut Pasvalys, Gintautas Geguzinskas, tha për LRT se ai nuk kishte ndonjë informacion konkret për shkakun e shpërthimit, por tha se banorët vendas i kishin thënë atij “ata panë disa punë që po bëhej pranë tubacionit ku ndodhi shpërthimi”. .

Në pamjet e siguruara nga gazeta e lajmeve LRT, flakët mund të shihen duke u ngritur rreth 50 metra në ajër. Shpërthimi thuhet gjithashtu se ishte i dukshëm deri në 17 km (11 milje) larg.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve BNS raportoi se zyrtarët kishin vendosur të evakuonin banorët e fshatin të afërt Valakelie. Qyteti ka një popullsi prej rreth 700 banorë.

Tubacioni përdoret nga Amber Grid, kompania kombëtare e gazit të Lituanisë për të furnizuar me gaz në veri të vendit dhe Letoninë fqinje.

Konsumatorët në zonë po furnizohen nga një tubacion alternativ gazi./tvklan.al