Kreu i integristëve, në takim me gostivarasit, tha se BDI-ja është thesar kombëtar. Ai tha se miqtë e tij të cilet janë ndarë, janë në rrugë të gabuar dhe duhet të reflektojnë.
Duke folur për pakënaqësitë e shfaqur nga një grup bashkëpartiakësh të Ali Ahmetit, ai tha se kërkesat dhe ankesat e tyre janë të pa bazuara dhe se i vjen keq për atë se si po veprojnë ato.
“Dhjetë vjet kanë kërkuar që ta heq Musa Xhaferin por nuk kam hequr se ka qenë vullnet i shumicës, Abdylaqimin me insistim kërkoni ta heq por nuk e kam heq, ka qenë vullnet i shumicës, tani janë çuar peshë hiqe Artan Grubin, po nuk e heq se është vullnet i shumicës. Ka vendos këshilli i përgjithshëm. Dëgjojë se thonë se është vendos në mënyrë arbitrare, jo ka votuar këshilli i përgjithshëm, pse s’ka votuar një njeri në këshillin e përgjithshëm nuk do të thotë se Artani nuk e ka legjitimitetin. Unë kam luftuar edhe për mendim ndryshe, por jo edhe tu kujtohet dy tre vetave të ndryshohet situata. Nuk rri unë nëse nuk më respekton ushtria, o i dalë ballë, o jo. O rri sokol, por jo sorrë, dhe unë më mirë kam zgjedh të rri sokol sesa gjithë jetën sorrë”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ai potencoi se BDI është aset kombëtar.
“BDI ka histori të thellë dhe duhet ta respektojnë jo vetëm anëtarët e vet, por edhe anëtarët e partive të tjera, sepse është vet historia”, nënvizoi ai.