Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në një nga klinikat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Një pacient ka kërcyer nga kati i katërt i Klinikës Torakale të QKUK-së, dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur.
Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për F.S, 56-vjeçar i cili ishte hospitalizuar në torakale nga 28 dhjetori për shkak të disa diagnozave.
56-vjeçari mbrëmë kishte shkuar në shtëpi për vikend, derisa sot e ka kryer aktin pas vizitës së mjekëve në mëngjes.
Ishte planifikuar që tashmë i ndjeri të lirohej nesër në shtëpi/ Klankosova.tv