Dhjetëra të vdekur dhe të plagosur gjatë një pagëzimi në Kongo – Klan Macedonia

Një bombë ka shpërthyer brenda një kishe në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) ditën e sotme duke lënë të vdekur dhe të plagosur. Tragjedia ka ndodhur në kishën Kasindi Lubiriha në Kivu Veriore gjatë një pagëzimi, sipas raporteve lokale.

Pamjet e filmuara nga vendi i ngjarjes tregojnë se si të vdekurit dhe të plagosurit tërhiqen pas shpërthimit.

Një tjetër video, të cilin The Mirror ka vendosur të mos e publikojë, tregon një besimtar të kishës të mbuluar me gjak, duke vjella në dysheme pas tronditjes së shpërthimit.

Një video tjetër tragjike, e cila është gjithashtu tepër e rëndë për t’u publikuar, tregon trupa të shumtë të vdekur të shtrirë në dysheme midis stolave të kishës. Raportet fillestare në mediat sociale thonë se shpërthimi ndodhi gjatë një ceremonie pagëzimi. Njerëzit që i mbijetuan shpërthimit, janë përpjekur të tërheqin zvarrë të plagosurit për t’i shpëtuar.

Ushtria kongoleze konfirmoi se një pajisje shpërthyese e improvizuar kishte shpërthyer në kishën në qytetin e Kasindit, i cili ndodhet në kufirin verilindor me Ugandën.

Gazeta lokale Les Volcans News raportoi se një i dyshuar doli nga pemët, shpërtheu IED-in e tij dhe më pas u kthye përsëri në pyll.

Sulmi ende nuk është marrë përsipër nga ndonjë grup terrorist. /tvklan.al