Gjobitet me 1.6 milionë dollarë organizata e Trump – Klan Macedonia

Ky ndëshkim nuk ka gjasa të dëmtojë kompaninë, mund të zbehë fushatën e Trump

Problemet ligjore të Donald Trump janë thelluar edhe më tej pasi kompania e tij e pasurive të paluajtshme u shpall fajtore për kryerjen e një skeme kriminale 15-vjeçare për mashtrim tatimor, duke zbehur më tej fushatën e rizgjedhjes së ish-presidentit amerikan në 2024.

Kompania e tij u gjobit me 1.6 milionë dollarë përmes së cilës drejtuesit më të lartë të kompansë shmangën taksat mbi të ardhurat personale. Gjobitja është një ndëshkim simbolik, që nuk ka gjasa ta dëmtojë shumë kompaninë që ka prona në miliarda dollarë.

Organizata Trump u shpall fajtore muajin e kaluar për 17 krime tatimore, përfshirë konspiracion dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit. Akuzat ndaj kompanisë u bazuan tek dëshmia e ish-shefit të financave të Organizatës Trump, Allen Ëeisselberg, i cili më herët u deklarua fajtor nën akuzat se ai manipuloi regjistrat financiarë të kompanisë për të ulur në mënyrë të paligjshme tatimet e tij vjetore.

Ish presidenti amerikan ka mohuar vazhdimisht akuzat si dhe ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni se një grup i vogël drejtuesish të kompanisë po shmangnin taksat për shpërblime dhe përfitime, përfshirë apartamente pa qira, makina luksoze dhe arsimimimin në shkolla private.

Kompania mohoi akuzat dhe tha se do të apelonte vendimin. “Këta prokurorë të motivuar politikisht nuk do të ndalen para asgjëje për të sulmuar presidentin Trump dhe për të vazhduar gjuetinë e pafund të shtrigave që filloi ditën që ai shpalli presidencën,” tha kompania në një deklaratë pas vendimit.

Megjithëse gjoba që është një shifër më e ulët se kostoja e një apartamenti në Kullën Trump nuk është aq e madhe sa të ndikojë në operacionet apo të ardhmen e kompanisë, por dënimi është një njollë në reputacionin e republikanit si një biznesmen ndërsa ai bën fushatë për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Klan News