Faton Ahmeti: Falë Ali Ahmetit, Maqedonia e Veriut sot është vend anëtar i NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti në fjalën e tij para banorëve të Gostivarit ka deklaruar se falë vizionit dhe largpamësisë së liderit, Ali Ahmeti BDI sot tregon se është partia më e mirë organizuar.

“Falë Ali Ahmetit, Maqedonia e Veriut sot është vend i cili është garantuar nga NATO dhe ka hapur bisedimet për anëtarësim në BE. Na mbetet të rreshtohemi ta mbështesim kreun dhe liderin tonë. Nuk na mbetet tjetër. Na priftë e mbara”, tha Ahmeti në fjalën e tij para qytetarëve të Gostivarit në takimin informativ të kësaj partie me moton “Bashkë për Europë”.