Gjobiten 151 shoferë në Shkup, 53 për tejkalim të shpejtësisë

MPB ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 151 gjoba në komunikacion.

“53 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë, 20 për vozitje në gjendje të dehur. Janë shqiptuar edhe tre gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe tre të tjera për makina të paregjistruara”, thuhet në njoftimin e MPB-së.