Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka njoftuar se po tejkalohen të gjitha pengesat për fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor, Korridorit 8.
“Po tejkalohen një nga një të gjitha pengesat për fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor, Korridorit 8. Komisioni shtetëror për ankesat mbi furnizimet publike konfirmoi korrektësinë juridike të procedurës për përzgjedhjen e konzorciumit ndërkombëtar IRD Engineering si konsulent dhe mbikëqyrës i punimeve, duke refuzuar ankesat e parashtruara nga dy kompanitë, “Hill” dhe “Ingerop”. Tejkalimi i suksesshëm i këtij hapi procedural mundëson nisjen e shpejtë të ndërtimit të autostradës që ka rëndësi të madhe strategjike për zhvillimin e vendit dhe rajonit”, ka shkruar Grubi.