Grubi: Realizuam pesë përbetimet nga programi i BDI-së në tërësi

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në takimin e sotëm informativ të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar me këshillat vendorë: Lagjja e Sahatit, Beliçica, Zona e Shtatë, Balindoll, Balindoll i Vjetër, Pitarnicë, Vardari dhe Hekurudha ka folur rreth punës së ekzekutivit, projekteve të realizuara, atyre të filluara,si dhe të avancimin e vendit në rrugën e integrimit europian.

Ai para të pranishmëve ka rikujtuar 5 përbetimet programore të BDI-së duke potencuar se të gjitha janë të realizuara.

“Jam mirënjohës për prezencën sonte dhe më bëhet qejfi që shihemi për të bërë një llogari çfarë kemi bërë dhe më mirë bëjmë kur jemi bashkë, nuk ka punë që nuk mund të realizojmë. I bëmë nga marrëveshja e Ohrit e deri tek zyrtarizimi i gjuhës dhe flamurit, administrata në 21%, 3 universitete dhe të gjithë të arriturat i kemi bërë bashkë dhe nuk ka fuqi që mund të na ndajnë. Derisa po lexoja përbetimet e fushatës parazgjedhore, të gjitha janë realizuar, një nga tre pozicionet tashmë kryeparlamentar kemi Talatin, kryeministër shqiptar e pranuan që vendi do ketë kryeministër shqiptar të parë dhe zëvendëskryeministër i parë bëmë dallimin midis zëvendëskryeministrave që do zëvendësojë kryeministrin në seanca dhe nënshkruan si dhe koncensualiteti sepse nuk ka vendim qeveritar sepse i kam sfiduar mbrëmë të gjithë nëse ka ndonjë vendim antishqiptar në këto dy vite, nuk ka mungesë në seanca e as komisione dhe institucione me nënshkrim të lidhur e këtë synim ndoshta nuk e kemi plotësuar si duhet sepse ndoshta nuk ka nevojë sepse ne i udhëheqim ato institucione, marrëveshje kjo e cila u përshëndet nga Prishtina e Tirana. Na ka mbetur vetëm kufiri Llojan – Miratoc që duhej nënshkruar para festave por për shkak të krizës politike atje dhe besoj që shpejt do e tejkalojmë. Dua të ndaj me ju një lajm të jashtëzakonshëm dhe nuk e kemi pasur në program por duke parë mundësitë që mund të bëjmë vendosëm dhe nënshkruam memorandumin me Bechtel Enka për Korridorin 8 që nënkupton rrënimin e tërësishëm të autostradës Tetovë – Gostivar, rrugë e re me 3 korsi nga secila anë dhe një rrugë anësore që do lidh fshatrat, drejt Kërçovës njejtë dhe bashkangjiten me autostradën që lidhet me Ohrin me çrast do kemi lidhje nga Shkupi në kufi me Shqipërinë” – ka thënë në fjalën e tij para të pranishmëve në takimin me strukturat e BDI në Gostivar, Artan Grubi