Latifi me porosi për Mickoskin: Mos shih ëndrra me sy çel, integrimi në BE nuk ka alternativë

Deputetja e BDI-së, Vjollca Latifi Ademi në fjalën e sajë para banorëve të Gostivarit në ditën e tretë të takimit nën moton “Bashkë për Evropë” ka thënë se është emocionuese të flasësh para bashkëvendasve të saj, por edhe krenari.

Ajo ka deklaruar se besimi i dhënë nga qytetarët është ekuivalent dhe se përgjegjësia e sajë si deputete është shumë e madhe.

“Ju jeni dëshmitarë të arritjeve të cilët i gëzojmë. Kryetari nuk na le të merremi me të tjerët, kërkoj ndjesë, të dashur bashkëvendas, jeni dëshmitarë të deklaratave të VMRO-DPMNE-së për Reçicën, më duket si gjeli në maje të plepit, harron mjerani se shqiptarët janë vendimtarë, duke përdorur disa parti të vogla si patericë, i bëj të fala nga këtu, mos të sheh ëndrra me sy çel. Ëndrrën tonë të përbashkët do ta realizojmë, integrimi në BE nuk ka alternativë”, deklaroi Latifi.