Ndërron jetë Faruk Zekiri, drejtori i Zef Lush Markut

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë drejtori i Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri. Sipas informacioneve jozyrtare, Zeqirit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore papritur gjatë një mbledhje në Shkollën të cilën udhëhiqte ai.

Miq të të ndjerit kanë shpërndarë lajmin e trishtë, ndërsa njoftimi për ndarjen e tij nga jeta është kumtuar edhe nga faqja zyrtare e Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” në rrjetin social Facebook.

“SI T’JU THEMI LAMTUMIRË DREJTOR?!
Lajm i trishtë dhe i hidhur për të gjithë ne si Institucion Arsimor, ShMQSh” Zef Lush Marku”- Shkup.
I njoftojmë të punësuarit, nxënësit dhe të gjithë dashamirët e Arsimit, se sot papritmas ndërroi jetë Drejtori i shkollës sonë FARUK ZEQIRI.
Në emër të Stafit të Shkollës i shprehim ngushëllime të gjithë familjarëve, të punësuarve, nxënësve, dhe dashamirëve të tij dhe arsimit në Shkup e më gjerë.
“Zoti të shpërbleftë për punën dhe të gjitha veprat që lë pas”!
Për informata tjera plotësuese do t’ju njoftojmë përsëri.” – thuhet në njoftimin e publikuar të shkollës.