Objektet ilegale në Çarshi të Vjetër të Shkupit, Inspektorati Shtetëror në aksion

Mëngjesin e djeshëm është bërë kontroll i jashtëzakonshëm i ndërtimeve pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm ka dalë në terren bashkë me zyrtarë policor dhe është kryer kontroll në objektet e paligjëshme dhe janë ndërtuar në trashigiminë kulturore të mbrojtur të qytetit të vjetër të Shkupit.

Shumë prej objekteve në këtë pjesë janë zgjeruar shumë duke dalë edhe në rrugica.