Ana Kabashi e ftuar në Big Talk këtë të diel ka folur rreth eksperiencës së saj në Big Brother Vip Kosova.
Këngëtarja e njohur mes tjerash ka folur edhe për një incident që, sipas saj, ka ndodhur jashtë shtëpisë, mes Shota Baraliut dhe motrës së saj, Artës.
“E tmerrshme prej anës së saj çka ka thënë për mu, unë në fakt nuk e kuptoj pse? Unë nuk i kam bërë asgjë, ajo ka shkuar edhe te Arta, motra ime ka dashur ta rrah. Janë takuar në një vend edhe ka dashtë ta rrah, tash imagjino edhe unë thashë, mbeta ashtu duke e shikuar Artën, thashë si?”.
“Motra më ka thënë se Shota i kishte thënë ‘po, po eja këtu’, duke dashtë me fut si mbrapa disa hekurave, ajo aty ka bërë skena, do të thotë Artën ka dashtë me rreh”, ka thënë ish-banorja.
Sipas ish-konkurrentes, aktorja Baraliu e ka kërcënuar motrën e saj gjatë një takimi në një sallon ondulimi.
“Nuk ka qenë për sqarim sepse Shota ka shkuar dhe i ka thënë se ‘nëse edhe njëherë e përmend emrin tim, a e di se çfarë të bëjë unë ty’”, ka thënë Kabashi.
Klikoni linqet më poshtë për të parë videon dhe emisionin e plotë.