Xhaferi: Të gjithë jemi përgjegjës për veprat tona, kush nuk mund t’i kryejë detyrat, është e ndershme të tërhiqet

Talat Xhaferi, kreu i Kuvendit, në takimin me qytetarët e Gostivarit dhe strukturat e tij tha se mbrëmë nuk foli që të mos përsëritet nga një natë më parë.

Duke iu përgjugjur kritikave që i mori pas fjalimit në Çegran, ai tha se është pjesë e BDI-së nga themelimi.

“Ata që marrin vesh nuk duan përsëritje. Ata e marrin vesh menjëherë. Më vijnë shumë sugjerime, më thanë të heshtë, por ju them se ndonjëherë heshtja flet më shumë se sa kur ata flasin. Talat Xhaferi është anëtar i BDI-së që nga themelimi, me të drejta të plota, Talt Xhaferi është përfaqësues i shqiptarëve dhe s’do mend që Xhaferi është edhe kryetari I Kuvendit, kjo është përgjigja për ato që kanë dilema. Jam me status të përgjegjësisë ndaj banorëve që më votuan. Më thanë se kam folur shumë në Çegran, nuk dua që të flas shumë, nëse dikush është i eksponuar, ai jam unë, jam çdo ditë përpara jush së paku ju të Gostivarit e dini që unë jam prezent gjithnjë para jush që të reflektoj se jam në mes të popullit, sepse vij nga populli. Jam në mesin tuaj për çdo ditë, nëse ka nevojë edhe për të luajtur gurë e për t’i fituar shokët e mi. Artani na tha se na duhet unitet. Jemi të vetëdijshëm se edhe në shtëpi kemi pakënaqësi. Është mirë që të gjithë ne që ja kemi pa të mirën BDI-së, përfshirë edhe veten, që më është besuar çdo detyrë, është obligim dhe përgjegjësi që t’u dalim zot, ajo ju nderon juve, bashkëvendas, secili duhet të jep llogari për bëmat dhe mos bëmat. Nëse nuk mundet t’i bëjë ato detyra, është e ndershme të thotë, unë nuk mundem”, deklaroi Xhaferi.