Gresa e frustruar nga Mbresa: Nuk e di se nga ka dalë, kush e ka gjetur? (VIDEO)

Banorja e projektit gjigant Big Brother VIP Kosova, Gresa e ka komentuar me Artanin, debatin e saj që e kishte me Mbresën.

Gjithçka erdhi pasi që Gresa e ka kuptuar se Mbresa ka një histori njohjeje jashtë shtëpisë me Andin dhe kërkesat e saj gjatë lojës me pranga.

“Çfarë njeriu njëmend. Nuk e di se nga ka dalur, kush e gjet? Më pengon që ndoshta unë dal xheloze, por normal që më pengon kur më provokon. Kur ja nisi loja thoshte ‘dua të fërkohem’, këtu e gjete të fërkohesh a? Si s’të vije turp, kur e bën me kast”, i ka thënë Gresa, Andit duke folur për Mbresën.

Por, çfarë i tha Andi? Kuptojeni, duke e shikuar videon në linkun e mëposhtëm.